Google ADS

Sveçla viziton policët në veri: Vendosmëria e tyre përbën një nga garancitë e Republikës

20:14 | 21 Korrik 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka vizituar policët në veri të vendit, duke thënë se vendosmëria e tyre përbën një nga garancitë e Republikës.

Kështu bëri të ditur vetë ai me anë të një postimi në Facebook.

“Vizitova zyrtarët e Policisë së Kosovës në veri të Republikës së Kosovës. I falenderuam për punën, përkushtimin dhe korrektësinë. Vendosmëria e trupës së policisë përbën një nga garancitë e Republikës. Ne e synojmë bashkarisht Kosovën si shembull të demokracisë, ku rendi e ligji i vendos qytetarët në liri e barabazi pa dallim. Policia është e Republikës sepse të gjithë qytetarët janë të Republikës”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme