Sveçla viziton pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak

16:58 | 17 Mars 2022
L G

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar sot dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak që ndajnë kufirin Kosovë-Serbi.

Gjatë kësaj vizite, Sveçla ka parë nga afër punën e zyrtarëve policorë të këtyre dy pikave kufitare, shkruan arbresh.info.

“Sot kam realizuar vizitë në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak për të parë nga afër punën e zyrtarëve policor të policisë kufitare. Poashtu vizitova stacionet e reja policore që mbikëqyrin vijën e gjelbër të kufirit. Me përgjegjësit, por edhe gjithë zyrtarët policor prezent, biseduam lidhur me ecurinë e punës, vështirësitë dhe nevojat që kanë dhe u zotuam që me angazhimin e gjithë faktorëve relevant, vështirësitë të tejkalohen dhe nevojat të plotësohen”, shkruan Sveçla në Facebooke./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Të ngjashme