U.d. i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Fridon Lala si dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elbert Krasniqi, vizituan komunën e Mitrovicës, ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri dhe nënkryetari Faruk Mujka.
Me këtë rast, ata u njoftuan nga Bahtiri për gjendjen aktuale dhe veprimet që janë ndërmarrë nga ana e komunës së Mitrovicës, për menaxhimin e situatës dhe për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
U.d. ministri Sveçla, bashkë me Lala dhe Krasniqi, kanë vizituar lagjet “Fidanishte” dhe “2 Korriku” ku jetojnë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Gjatë kësaj vizite, ata u njoftuan me banorët e këtyre lagjeve dhe diskutuan për problemet me të cilat janë ballafaquar gjatë pandemisë Covid-19./arbresh.info
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit