Zëvendësministri Sveçla vizitoi Qendrën Operative të Policisë së Kosovës dhe pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë Veriore
Zëvendësministri i parë i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla, gjatë ditës së sotme, në kuadër të vendimit të Qeverisë së Kosovës, për masat parandaluese të Corona Virus COVID-19, ka vizituar Qendrën Operative të Policisë së Kosovës.
Zëvendësministri Sveçla është pritur nga drejtori i Policisë së Kosovës, z. Reshat Qalaj, i cili e ka njoftuar për mobilizimin e Policisë së Kosovës, si në nivelin e komandës qendrore, poashtu edhe të ekipeve në terren.
Po ashtu zëvendësministri Sveçla, ka vizituar edhe pikat kufitare me Maqedoninë Veriore, atë të Hanit të Elezit dhe Globoqicës, ku është pritur nga ekipet e Policisë së Kosovës, Doganës, si dhe Ekipet Mjekësore.
Gjatë kësaj vizite është vlerësuar se përkundër vështirësive objektive fillestare, falë mobilizimit të gjithanshëm dhe bashkëpunimit shembullor të qytetarëve, gjendja në këto pika është shumë e mirë dhe po ndiqen të gjitha protokollet që janë përcaktuar në menaxhimin e kësaj situate.
Zëvendësministri Sveçla falënderoi të gjitha ekipet mobile, të cilat janë në krye të detyrës për 24:00 orë në ditë, për angazhimin e pashoq të deritanishëm dhe i inkurajoi që të vazhdojnë punën me të njëjtën energji e pasion.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?