Sveçla vizitoi Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka vizituar sot Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në komunën e Vitisë.
Me këtë rast Sveçla, u prit nga komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve të Vitisë, Hetem Jakupi, ku u njoftua për së afërmi me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit e kësaj Njësie.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se Sveçla falënderoi zjarrfikësit të cilët përkundër kushteve të vështira që i kanë, kryejnë punë jashtëzakonisht profesionale dhe janë ekipe të cilat me efikasitet i trajtojnë të gjitha rastet në fushën e zjarrfikjes dhe shpëtimit.
“Jam i informuar për statusin tuaj të pa zgjidhur dhe kushtet e rënda me të cilat ballafaqoheni gjatë punës, unë zotohem që puna e parë pas kalimit të kësaj situate me të cilën po ballafaqohet vendi ynë dhe mbar bota, do të jetë angazhimi im maksimal për të zgjidhur të gjitha problemet dhe vështirësitë tuaja” tha Sveçla.
Sveçla së bashku me komandantin e NJPZSH-së, vizituan edhe zonat e prekura nga zjarri gjatë këtyre ditëve ku ai për së afërmi u njoftua për dëmet dhe pasojat që i ka shkaktuar ky zjarr.
Komandanti i NJPZSH-së, njoftoi u.d ministrin Sveçla, se përkushtimi i zjarrfikësve njësive vullnetare dhe qytetarëve, arritën ta lokalizojnë zjarrin në këtë zonë. Nga aty u bë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në mënyrë që të parandalohet mundësia e shfaqjes së zjarreve, të cilat dëmtojnë pasurinë private dhe atë publike.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut