”Duhet të pajtohemi se kësaj here ka natyrë tjetër zgjedhore. Nuk është se ka kaluar kaq kohë që VV të dëshpronte qytetarin. E them atë se ne jemi dyfishuar. Dëshira ime është që të fitojmë në të gjitha komunat”.
Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje konsideron se në zgjedhjet komunale të 22 tetorit ky subjekt partiak ka dalur fitues.
Në Info Magazine, Sveçla madje ka shtuar se Vetëvendosje është dyfishuar dhe ka synim edhe një tjetër fitore në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale, balotazhin.
”Duhet të pajtohemi se ka natyrë tjetër zgjedhore. Nuk është se ka kaluar kaq kohë që VV të dëshpëronte qytetarin. E them atë se ne jemi dyfishuar. Dëshira ime është që të fitojmë në të gjitha komunat”.
”Qytetarët patjetër duhet të dëgjohen. Në zgjedhjet lokale, për një subjekt politik varet nga rrethanat. As ne nuk jemi të kënaqur për 32 deputetë sepse presim më shumë, punojmë që të kemi më shumë”.
”Po punojmë që edhe Zgjedhjet Lokale t’i përfundojmë qysh është më së miri. Jemi në gjashtë komuna në balotazh, ku bëhet fjalë për gjysmën e komunave të Kosovës. Po punojmë që mesazhin tonë ta përçojmë siç duhet tek qytetari i Kosovës”.
”Kur jemi tek qasja që duhet dëgjuar qytetarin, Vetëvendosje ka treguar se dëgjon së pari aktivistin ata që e pruan Vetëvendosjen në këtë gjendje. Ne kemi përjashtuar PDK-në për shkak të gjithë atyre qeverisjeve negative që kanë dhënë deri në ketë kohë”.
”Asnjëherë s’kemi thanë që votuesit e PDK-së apo strukturat e saj janë kriminale, ne kemi thënë se udhëheqja e saj është kriminale”.
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...