Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që Kadri Veseli të bëhet kryeparlamentar.
Ai ka deklaruar se megjithë lojërat e presidentit Hashim Thaçi në tentim për t’ia siguruar votat PAN-it për të postin e kryeparlamentarit dhe kryeministrit, ndryshimi në Kosovë ka ardhur, ndaj nuk mund të vazhdohet me të tillë njerëz.
“Sot ka qenë shpërfaqje e rezultatit real të zgjedhjeve. Tash po shihet kush është fitues dhe kush humbës i zgjedhjeve. Më nuk po dihet kush është opozitë dhe kush pozitë. Po del që ne jemi pozita, ndërsa PAN-i në opozitë”, tha Sveçla në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Në qeverisjen e ardhshme të VV-së dhe LDK-AKR ne i kemi ftuar të gjithë që nuk kanë kontribuar në krim dhe nuk kanë dëmtuar interesat e vendit në 18 vjetët e fundit”.
Ai tha se Kadri Veseli nuk është figurë bashkuese, që përfaqëson deputetët apo frymën e Kuvendit. “Kjo figurë problematike, e përmendur në raporte të ndryshme – e lidhur me krime – nuk mund të na përfaqësojë. Por nuk është vetëm Kadri Veseli figurë problematike që vjen nga PAN-i. Po të ishte ashtu do të ishim shumë të lumtur”.
“Ka dy muaj që ne dimë për presione, oferta, të ndryshme të PAN-it të bëra ndaj deputetëve të ndryshëm”.
“Por tash përfundimisht është kuptuar që ka ndodhur ndryshimi që duhet të materializohet. Nuk mund të vazhdojmë ne me të njëjtit njerëz”.
“Hashim Thaçi si vegël e PAN-it në tentim për ta zgjatur jetën e këtyre njerëzve në qeverisje ka bërë lloj-lloj lojërash. Ne nuk kemi nevojë për të tilla gjëra. Ne nuk e kundërshtojmë që dikush nga PAN-i ta drejtojë kuvendin, por që dikush si qifti i Kadri Veselit të jetë aty“, tha ai.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?