Google ADS

Sveçla: Vatrat e zjarrit janë lokalizuar

17:27 | 31 Korrik 2021
V. S.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas zjarrit që ka kapluar fshatin Shtupeq, rajoni i Rugovës.

Sveçla tha se MPB menjëherë ka aktivizuar strukturat e saj dhe ka ndërmarrë veprime në monitorim, informim si dhe koordinim të kësaj situate.

“Njësitë e zjarrfikësve nga rajoni i Pejës dhe Gjakovës janë angazhuar me kapacitet të plotë në shuarje të zjarrit. Njëherit, në shuarje të zjarrit është angazhuar edhe Policia e Kosovës, me njësi të saj të veçanta si dhe Forca e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se kjo ministri është duke koordinuar edhe bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes, KFOR-in, Komunën e Pejës dhe banorët lokalë./arbresh.info/

Mund të jetë një imazh i pemë, muzg, qiell dhe natyra

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i pemë, mal dhe natyra

Mund të jetë një imazh i pemë dhe natyra

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme