Google ADS

Sveçla uron Pavarësinë: Kosova jonë qëndron e fortë e sovrane në çdo cep të saj pavarësisht stuhive

11:43 | 17 Shkurt 2024
R J

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla ka uruar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Sveçla tha se nderojmë sakrificën e të gjithë atyre që me mundin e gjakun e tyre ngritën themelet e lirisë sonë.

Statusi i plotë:

Gëzuar 16 vjetorin e Pavarësisë, Kosovë!

Historia e përpjekjeve dhe rezistencës së madhe për liri e çlirim i prinë shpalljes së Kosovës të pavarur dhe sovrane. Teksa sot festojmë 16 vjetorin e pavarësisë sonë, nderojmë sakrificën e të gjjthë atyre që me mundin e gjakun e tyre ngritën themelet e lirisë sonë.

16 vite nga shpallja e pavarësisë, Kosova jonë qëndron e fortë e sovrane në çdo cep të saj pavarësisht stuhive, sfidave e përpjekjeve të shumta për të ndryshuar këtë fakt.

Sot festojmë me miqtë dhe aleatët tanë të cilët kanë kontribuar për lirinë tonë e angazhohen bashkë me ne në ngritjen e institucioneve tona.

Kur sot festojmë e gëzojmë për pavarësinë tonë, në nivel të detyrës kemi zyrtarët policorë, mjekët, ushtarët e zjarrfikësit të cilët janë në shërbim të qytetarëve tanë e në sovranizim të vendit tonë. Ju uroj përzemërsisht 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe i falënderoj për kontributin e përditshëm për ngritjen dhe forcimin e Republikës sonë!

Gëzuar pavarësinë e Kosovës e dashura mërgatë që sot feston larg atdheut. Kontributi juaj në kohërat më të vështira e atyre më të mira për popullin tonë është i paharrueshëm.

Gëzuar Kosovë!

Ne të dalim zot./Arbresh.info/

Të ngjashme