Google ADS

Sveçla uron Ditën e Flamurit: 28 Nëntori është festë e shumëfishtë për kombin tonë

09:38 | 28 Nëntor 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka uruar festën e 28 Nëntorit.

Sveçla tha se 28 Nëntori është festë e shumëfishtë për kombin tonë pasi bartë në vete gëzimin e pavarësisë e Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit legjendar të

Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, e momentin historik të popullit tonë me daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nga Kruja e Skëndërbeut, në Vlorën e Ismail Qemalit e në Prekazin e Adem Jasharit, mes shumë përpjekjeve e sakrificave rrugëtoi liria jonë. 111 vite më parë, mes delegatëve e prijësve të të gjitha trojeve tona, Shqipëria u shpall e lirë dhe e pavarur. 28 Nëntori është festë e shumëfishtë për kombin tonë pasi bartë në vete gëzimin e pavarësisë e Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, e momentin historik të popullit tonë me daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan Sveçla në Facebook.

Ministri tha se sot nderojnë të të gjithë burrat e gratë, djemtë e vajzat që sollën lirinë.

“Nderojmë sot të gjithë burrat e gratë, djemtë e vajzat që sollën lirinë tonë, duke dëshmuar në çdo ditë të punës sonë që udhëzohemi nga idealet e tyre. Gëzuar Pavarësinë shqiptarë kudo që ndodheni”, shkruan ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme