Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një video-mesazhi në gjuhën serbe, ka përkujtuar serbët e Kosovës që kanë kohë deri më 31 tetor për kthimin e targave nga ato ilegale në RKS.
Sveçla ka thënë se ky proces ofron lehtësira të mëdha, përfshirë lirimin nga taksa doganore, administrative, tarifën për targën dhe atë të pajisjes me certifikatë të regjistrimit të automjeteve.
“Të nderuar qytetarë, që ky proces të përmbyllet me sukses, deri në afatin e paraparë më 31 tetor 2022. Andaj, ju bëjmë thirrje që, pa humbur kohë, të shfrytëzoni këtë mundësi. Pas kësaj date, veturat të cilat posedojnë targat ilegale, nuk do të kenë mundësinë të qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe në pikë kalimet kufitare”, deklaroi ndër të tjera Sveçla./arbresh.info/
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...