Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur për medie pas ardhjes së të mbijetuarve të aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.
Ai ka thënë se nesër në mëngjes do të vijnë trupat e viktimave nga aksidenti, ndërkohë që ka thënë se po vazhdon trajtimi i të lënduarve ende në Kroaci si dhe në Kosovë.
Ai falënderoi popullin kroat duke thënë se nëse do të vonohej ndihma atëherë do të kishte më shumë viktima.
“ Ka qenë moment i vështirë për gjithë shoqërisë tonë dhe për secilin prej tyre. Momente të rënda edhe për ata të cilët kanë ofruar ndihmën që në momentet e para. Lirisht mund të themi se nuk kanë kursyer asgjë. Angazhimi i palës kroate ka qenë që nga kryeministri, ministrat e linjës por dhe gjitha stafi mjekësorë atje dhe gjithë qytetarëve mund të themi. Me këtë rast besoj se të gjithë ne duhet të shprehim mirënjohje dhe falënderime për këtë ndihmë që populli kroat na ka ofruar. Jemi të bindur se po të mungonte sadopak ndihma e tyre, numri i viktimave do të ishte më i lartë. Prandaj, ne në vazhdimësi e kemi shprehur falënderimin tonë, por besoj se këtë falënderim e kanë ditur prej gjithë shoqërisë. Po ashtu, të gjitha procedurat e nevojshëm për transportimin e viktimave kanë përfunduar. Trupat e tyre janë rrugës duke ardhur në Kosovë. Ne besojmë se herët në mëngjes do të mbërrijnë këtu dhe pastaj duke mbështetur të gjitha familjet do të organizojmë ceremonitë e varrimit. Në të njëjtën kohë vazhdojmë përkujdesjen për të gjithë të lënduarit që kanë ardhur në Kosovë por edhe për ata që janë end enë Kroaci”, ka thënë ai. /arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...