Sveçla tregon sa patentë shoferë ilegalë u konvertuan RKS në ditën e parë të afatit tremuajsh

19:05 | 10 Maj 2024
R J

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në ditën e parë, të afatit tremuajsh, 29 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët e lëshuara nga struktura ilegale në patentë shoferi të Republikës së Kosovës.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sot ka filluar me sukses zbatimi i vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme i cili do zgjasë tre muaj dhe brenda këtij afati qytetarët tanë të cilët posedojnë patentë shoferi të strukturave ilegale serbe do të kenë mundësi t’i konvertojnë ata në patentë shoferi të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot ka filluar me sukses zbatimi i vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme i cili do zgjasë tre muaj dhe brenda këtij afati qytetarët tanë të cilët posedojnë patentë shoferi të strukturave ilegale serbe do të kenë mundësi t’i konvertojnë ata në patentë shoferi të Republikës së Kosovës.

Vetëm sot, 29 qytetarë janë përgjigjur pozivisht thirrjes në 9 komuna të Republikës së Kosovës.
Kjo do të jetë një mundësi e mirë për qytetarët tanë që pas pajisjes me patentë shoferi të Republikës sonë, të kenë mundësinë të qarkullojnë lirshëm brenda vendit tonë.
Ky vendim vjen pas kërkesave të qytetarëve tanë nga radhët e komunitetit serb si dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të rritjes së sigurisë publike dhe adresimit të kërkesave të qytetarëve.
I falënderoj qytetarët për bashkëpunimin dhe bëj thirrje që të shfrytëzojnë këtë mundësi brenda afatit të ofruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme