Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se kidnapimi i tre zyrtarëve policor nga Serbia, ka ndodhur 970 metra brenda territorit të Kosovës.
Në raportimin e tij para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Sveçla ka theksuar se këtë e kanë konfirmuar edhe jo zyrtarisht pjesëtarët e KFOR-it në vendin e ngjarjes, mirëpo shtoi se ish-komandanti i atëhershëm i KFOR-it ka vendosur që të mos jetë i drejtpërdrejt, raporton Arbresh.info
“Kidnapimi i tre zyrtarëve policorë në bazë të të gjitha dëshmive të mbledhura nuk ka kurrfarë diskutimi e le më dyshimi që ky kidnapim ka ndodhur 970 metra në brendi të Republikës së Kosovës. Përmenda bllokimin e rrugëve ilegale që janë mes Serbisë e Kosovës, që janë 26 që janë blloku. Më herët përmes këtyre rrugëve është bërë kontrabandimi i veturave etj, çoftë nga Serbia në Kosovë apo anasjelltas”, ka deklaruar ministri i MPB-së.
“Në rrugën ku ka ndodh kidnapimi kemi bërë dy gropa të mëdha në rrugën e asfaltuar. Ajo rrugë është shfrytëzuar për kontraband ne e kemi prish në dy vende të ndryshme për shkak se në prishjen e parë, ajo rrugë është riparu nga grupet kriminale gjithmonë të mbështetura nga Serbia. E kemi prishur përsëri dhe kemi vendosur patrullë statike 24 orësh për rreth një vit. PK në pikën ku tre zyrtarët policor kanë qenë duke qëndru një vit dhe nuk ka pasur as patrullim të rastësishme, as lëvizje të patrullës. Patrulla ka qenë në pikë statike gjatë orarit të punës, duke shfrytëzuar kohën për të ngrënë. Është gjet momenti. Kjo është konfirmuar jo zyrtarisht edhe nga KFOR-i në vendin e ngjarjes. Poashtu për arsyeje politike, komandanti i KFOR-it ka vendos që mos të jetë i drejtpërdrejt”, ka shtuar ai.
Sipas Sveçlës, Serbia po kursehet qe një kohë nga veprimet e saja, ndërsa potencon se shteti serb është përgjegjës për kidnapimin e tre zyrtarëve policor me 14 qershor 2023.
“Ende ka fakt thonë të presim rezultatin e hetimeve. Skemi çka të hetojmë më. Dihet qartësi se çfarë ka ndodh. Por kjo shfrytëzohet politikisht që të kursehet Serbia nga ndëshkimet që do të duhej ti ndodhnin. Me këtë kidnapim, shteti i Serbisë kanë bërë agresion në territorin e Republikës së Kosovës, edhe përgjegjësia është e Serbisë dhe ndëshkimet duhet të jetë drastike për Serbinë”, tha ai.
Mes tjerash, i pari i MPB-së zyrtarët policorë kanë qenë subjekt të dhunës psikologjike ndërsa nuk është në dijeni nëse kanë qenë edhe subjekt të dhunës fizike në vendin ku janë mbajtur nga shteti serb.
“Në momentet e para ata kanë qenë në subjekt të dhunës për shkak se ata nuk kanë shku, por pastaj kanë qenë subjekt të dhunës psikologjike. Por nuk kam informatë që kanë qenë subjekt të dhunës fizike atje ku janë mbajt”, tha ai.
Sveçla ka paralajmëruar se sulmet e ardhshme ndaj Kosovës nga Serbia janë të pritshme përderisa nuk ndërrohet pushteti dhe qeverisja serbe.Arbresh.info
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...