Sveçla thotë se po hetohen militantët e VV-së që kërcënuan Pacollin

22:45 | 7 Maj 2020
Arbresh.info

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në qeverinë e Albin Kurtit, Xhelal Sveçla, ka thënë se autoritetet e Kosovës kanë nisur hetimet, në lidhje me pohimet e Behgjet Pacollit, i cili tha se militantë të VV-së e kanë kërcënuar atë dhe familjen e tij.

Ai u shpreh se kreu i Aleancës Kosova e Re do të merret në pyetje mbi pretendimet e tij, sapo të kthehet nga Zvicra.

“Po, patjetër, ne kemi filluar hetim këtu. Posa Pacolli të kthehet nga Zvicra, sigurisht që njësitë e anti-terrorit do të marrin të gjithë informatat, indicet që ai disponon. Unë besoj se Pacolli do t’u përgjigjet këtyre pyetjeve”, theksoi ai në “Ilva Now”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme