Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka quajtur të panevojshëm protestën e shqiptarëve të paralajmëruar për sot në Mitrovicën jugore.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka shtuar se kjo nuk i ndihmon Republikës së Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Ai ka njoftuar se këto thirrje po përhapen nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta.
“Përmes këtij organizimi në rrjetet sociale po tentohet të nxiten tubime të panevojshme. Sipas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, kjo thirrje po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale”, ka shkruar Sveçla.
I pari i MPB-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos u përgjigjen këtyre thirrjeve të dyshimta dh organizime anonime.
“Mbështetja e madhe qytetare e këtyre ditëve karshi vendimeve të Qeverisë dhe institucioneve tona, të drejta dhe legjitime, janë garancë e vendosjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në veri të vendit. I ftoj të gjithë qytetarët që të mos i përgjigjen këtyre thirrjeve të dyshimta dhe organizimeve anonime”, tha në fund Sveçla.
Kujtojmë se Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të mos bien pre e asnjë lloj të gjoja organizimi sepse janë qëllimkëqija dhe në dëm të institucioneve të Republikës së Kosovës./Arbresh.info
Lexo edhe:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...