Sveçla takon Komandantin e Përgjithshëm të Karabinierëve, Gjeneral Teo Luzi

15:02 | 11 Qershor 2024
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, është pritur edhe nga Komandanti i Përgjithshëm i Karabinierëve, Gjeneral Teo Luzi.

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të Karabinierëve.

Me këtë rast, Gjenerali Luzi ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me Karabinierët

“Ndërsa ministri Sveçla e ka falënderuar për punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të Karabinierëve në Kosovë. Të dyja palët janë dakorduar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy policive, në shkëmbimin e përvojave dhe njohurive profesionale”, njofton ministria e MPB-së me anë të një komunikate për media./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme