Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka takuar ministren Federale për Punë të Brendshme dhe Komunitete në Republikën Federale të Gjermanisë Nancy Feaser dhe ministren e Shtetit për siguri kufitare dhe azil në Mbretërinë e Bashkuar Dame Angela Eagle.
Sveçla ka thënë se në takimet që ka zhvilluar, është diskutuar për përkushtimin e Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar më tej ngritjen dhe forcimin e Republikës sonë.
“Pas këtyre takimeve të frytshme, me homologë e përfaqësues nga rajoni e më gjerë, përfaqësues të Bashkimit Evropian e organizatave ndërkombëtare në ministerialin e Samitit të Berlinit diskutuam për migrimit e jashtëligjshëm dhe krimin e organizuar. Me kënaqësi prezantova të arriturat e Republikës sonë në këto dy fusha mjaft sfiduese si dhe përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë me partnerët tanë në mënyrë që të triumfojmë së bashku ndaj këtyre dukurive”, shkruan ministri në Facebook
Gjatë takimit, Sveçla ka ritheksuar përkushtimin për angazhim të mëtejmë në kuadër të Procesit të Berlinit./Arberesh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...