Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi, Drejtorin e Policisë,Samedin Mehmeti, si dhe zyrtarët e tre shteteve që morën pjesë në operacionin e suksesshëm të konfiskimit të rreth 400 kilogram substancave narkotike që u kapën dje në Lipjan, shkruan arbresh.info.
Pala italiane dhe ajo shqiptare, vlerësuan lartë bashkëpunimin në mes tre vendeve, që bashkërisht në koordinim ndalën korridorin e depërtimit të substancave narkotike.
“Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë e hapur për bashkëpunime ndërkombëtare të luftimit të çfarëdo krimi. Policia e Kosovës është e gatshme që të marr pjesë në secilin operacion. Ju garantoj se si Qeveri do të jemi të pa kompromis në luftimin e të gjitha krimeve, sepse vetëm kështu krijohet një klimë e mirëbesimit të qytetarëve ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit”, theksoi ministri Sveçla.
Në fund, ministri Svçela falënderoi ekipet që morën pjesë në këtë operacion, duke vlerësuar se bashkëpunimi i mirë mes tre shteteve ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme në luftimin e krimit transnacional./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030