Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovë, Xhelal Sveçla është takuar me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla.
Sveçla bën të ditur se kanë diskutuat për rezultatet përbashkëta të arritura në kuadër luftimit të të gjitha formave të krimit si një vizion i yni për një rajon më të sigurt.
“U dakorduam për hapa dhe projekte konkrete në avancimin e bashkëpunimit dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe teknologjike për më shumë siguri dhe goditje të fuqishme ndaj grupeve kriminale”, shkroi ministri Sveçla.
Gjatë këtij takimi janë prezantuar edhe rezultatet për luftimin e migracioni të paligjshëm, ku Sveçla shkruan se janë dakorduar që ky takimi i radhës të mbahet në Prishtinë.
“Në takimin vijues të Komitetit Mbikqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm, u prezantuan rezultatet konkrete të këtij bashkëpunimi dhe planet e veprimit në mënyrë që ky mekanizëm të jetë sa më efikas. U dakorduam po ashtu që takimi i radhës i këtij Komiteti të mbahet në Prishtinë”, shkroi Sveçla./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...