Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorin e ri të Italisë në Republikën e Kosovës, Antonello De Riu, të cilit i uroi mirëseardhje në vendin tonë, duke vënë në pah raportet e shkëlqyeshme që kanë të dy vendet dhe kërkoi që këto raporte të thellohen më tutje.
Me këtë rast, ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin italian lidhur me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në forcimin e institucioneve të rendit dhe sigurisë.
“Ai gjithashtu theksoi se vlerëson lartë përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar Italia për institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti për MPB-në dhe Policinë e Kosovës, në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ofrimin e trajnimit dhe ekspertizës nga pala italiane në këto fusha”, thuhet në komunikatën e ministrisë.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit të mirë edhe në fushat e tjera me interes të dyanshëm./arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë