Sveçla takoi gjeneralin Munch, e falënderoi mbështetjen pas sulmit terrorist  

20:31 | 9 Tetor 2023
E.G

Ministri i Punëvë të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, Admiralin Stuart B. Munsch.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla bëri të ditur se e ka falënderuar admiralin për mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve pas sulmit të 24 shtatorit, shrkuan Arbresh.info.

“Kisha nderin të pres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, Admiralin Stuart B. Munsch.E falënderova për mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve veçanërisht pas sulmit terrorist të organizuar dhe mbështetur logjistikisht dhe financiarisht nga Serbia ndaj Kosovës më 24 shtator.”, ka shkruar Sveçla.

Gajtë këtij takimi, Sveçla njoftoi për punën intensive të institucioneve për sigurimin e të gjitha provave të sulmit terrorist, “të cilat deri më tash dëshmojnë qartë për përfshirjen e Serbisë dhe autoriteteve të saj në organizimin operacional të këtij sulmi.”

Tutje ministri Sveçla tha se bahskëpunimi mes institucioneve të sigurisë të Kosovës, NATO-s dhe partnerëve është dhe do të jetë gjithmonë i tillë.

“Republika e Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor duke qenë thellësisht me vlerat perëndimore. Bashkëpunimi mes institucioneve tona të sigurisë, NATO-s dhe partnerëve tanë është i ngushtë dhe do të vazhdojë të jetë i tillë gjithmonë.”, shkroi Sveçla./Arbresh.info/

 

Të ngjashme