Ministri i Punëve të Brendshme njëherit Koordinatori Nacional për parandalimin e terrorizmit, Xhelal Sveçla ka ftuar në takim akterët relevantë të institucioneve të Republikës së Kosovës të cilët raportojnë për zbatimin e aktiviteteve që dalin nga plani i përbashkët kundër terrorizmit.
Sipas njoftimit, qëllimi i këtij takimit ishte raportimi i realizimit të aktiviteteve sipas planit të përbashkët me Bashkimin Evropian kundër terrorizmit, shkruan Arbresh.info.
Sveçla njoftoi të pranishmit mbi realizimin e disa objektivave sipas planit të përbashkët kundër terrorizmit dhe bashkë me të pranishmit diskutuan mbi sfidat dhe propozimin e aktiviteteve të reja në kuadër të luftës së përbashkët kundër terrorizmit.
“Këtë vit pritet të nënshkruhet një marrëveshje e re mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian kundër terrorizmit dhe me këtë rast, do të adresohen sfidat dhe mekanizmat që do të kontribuojnë në parandalimin dhe luftimin e përbashkët të terrorizmit. “, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas