Sveçla takohet me zyrtaren e NATO-s, flasin për situatën në veri

12:02 | 13 Prill 2024
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim Ariella Viehe, Shefe e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shabit të Përgjithshëm të NATO-s.

Përmes një shkrimi në Facebook, ministri tha se kanë diskutuar për situatën në veri të vendit.

“Bashkë biseduam për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës, veçanërisht në veriun e vendit tonë. E njoftova znj. Viehe për punën e institucioneve tona në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë atje. Kam shprehur shqetësimin për qasjen e vazhdueshme destruktive të Serbisë si dhe për gjuhën e veprimet e saj kërcënuese në raport me Republikën tonë. Theksova rëndësinë e ndëshkueshmërisë së ekstremistëve të dhunshëm e terroristëve, si garancë e mospërsëritjes së sulmeve me të cilat jemi ballafaquar së bashku me pjesëtarët e KFOR”, ka shkruar Sveçla.

Tutje ai thotë se e ka njoftuar për punën e institucioneve tona në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë atje.

“E njoftova znj. Viehe për punën e institucioneve tona në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë atje. Kam shprehur shqetësimin për qasjen e vazhdueshme destruktive të Serbisë si dhe për gjuhën e veprimet e saj kërcënuese në raport me Republikën tonë. Theksova rëndësinë e ndëshkueshmërisë së ekstremistëve të dhunshëm e terroristëve, si garancë e mospërsëritjes së sulmeve me të cilat jemi ballafaquar së bashku me pjesëtarët e KFOR. Vlerësuam lartë të dyja palët bashkëpunimin dhe punën e palodhshme të Policisë së Kosovës dhe KFOR, në krijimin e një ambienti të qetë e të sigurtë për qytetarët tanë”, ka shkruar ministri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme