Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, është takuar me homologun e tij të Turqisë, Ali Yerlikaya.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sveçla me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shënuar se që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, shteti kosovar ka gëzuar përkrahjen e shtetit të Turqisë, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Kisha kënaqësinë që të takoj në Ankara homologun tim z. Ali Yerlikaya.
Republika e Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë e përgjatë gjithë procesit të shtetndërtimit ka gëzuar përkrahjen e Republikës së Turqisë e veçanërisht në fushën e sigurisë përmes ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe atyre teknike.
Në këtë takim, shpreha mirënjohjen për marrëdhënien e shkëlqyeshme si dhe diskutuam sfidat aktuale dhe mundësitë e reja për thellimin e bashkëpunimit, me theks në fushën e sigurisë dhe teknologjisë në të cilat Turqia ka shënuar arritje mbresëlënëse.
Në frymën e gatishmërisë për të shkëmbyer përvojat më të mira dhe arritjet në fushat që Ministritë tona mbulojnë, me mirënjohjen për mbështetjen nga shteti turk, shpreha interesin që ky bashkëpunim të shtrihet edhe në ekspertizat specifike që do të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në Republikën e Kosovës./Arbresh.info
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj