Sveçla takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë për situatën e sigurisë në vend

13:50 | 17 Janar 2024
E.K

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, është takuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian (BE), Tomas Szunyog.

Ambasadori Szunyog me anë të një postim në platformën “X” ka shkruar se është diskutuar për planet për vitin 2024 dhe mënyrat për ta forcuar bashkëpunimin.

Tutje, bëhet e ditur se në këtë takim është diskutuar edhe për situatën e sigurisë në vend.

“Shkëmbyem mendime sot me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla për situatën e sigurisë në Kosovë. Ne diskutuam gjitha planet për vitin 2024 dhe mënyrat për ta forcuar bashkëpunimin tonë. BE-ja do të vazhdojë ta financojë Policinë e Kosovës me ekspertizë përmes projekteve të financuara nga BE-ja”, ka shkruar Szunyog./Arbresh.info

Të ngjashme