Sveçla takim me veprimtarë të çështjes kombëtare në Vushtrri, thotë se mori mbështetje të fuqishme

14:03 | 14 Janar 2025
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pasur një takim me veprimtarë të çështjes kombëtare në Vushtrri.

Sveçla tha se mori mbështetje të fuqishme në këtë rrugëtim.

“Takim i jashtëzakonshëm me veprimtarë të çështjes sonë kombëtare në Vushtrri.Puna e mirë që kemi bërë këto 4 vite, shtrirja e sovranitetit e mbrojtja e kufinjve tanë janë vazhdimësia e punës dhe idealeve të tyre. Ata na mbështesin fuqishëm edhe në këtë rrugëtim për të ngritur e forcuar edhe më tej Republikën tonë. Cep më cep Republikës, drejt 500 mijë zemrave që do të përbashkohen me 9 shkurt rreth numrit fitues 118”, shkroi ministri në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm