Sot, policia e Kosovës ka bërë prezantimin e të arriturave për vitin 2023.
Në këtë konferencë foli edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla ka theksuar se mbështetja ndaj policisë do të vijojë e do të rritet më tutje.
Ai përmendi edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, si pasojë e të cilit humbi jetën rreshteri policor, Afrim Bunjaku.
“Ishte një vit sfidues për sigurinë e Kosovës, por edhe një vit i suksesshëm për Policinë e Kosovës. Vitin që po lëmë pas u ballafaquam me sulme të njëpasnjëshme të strukturave të Serbisë ndaj zyrtarëve tanë policorë, e me sulm terrorist që mori jetën e rreshterit policor Afrim Bunjakut”.
“Lufta ndaj së keqes duhet të jetë norma e shtetit tonë. Kemi dhënë mbështetje për Policinë dhe do të rritet edhe më tutje, duke njohur sfidat dhe rolin e secilit prej jush, arrijmë objektivat tona së bashku”, tha Sveçla.
Ministri Sveçla falënderoi edhe gazetarët, të cilët përgjatë vitit 2023 ishin cak i sulmeve në veri./Arbresh.info
LEXO EDHE
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...