Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar dy aktivistët e VV-së Arben Xheladini e Mon Balajn të cilët u vranë 15 vjet më parë teksa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.
Sveçla tha se sot kujtojnë Monin e Arbenin si dëshmorë të popullit për liri e vetëvendosje.
Postimi i plotë:
Sot bëhen 15 vite prej protestës së 10 shkurtit 2007. U organizuam për të protestuar kundër pakos së Ahtisarit, e cila theksonte kufizime kundrejt aspiratave legjitime të popullit të Kosovës.
Popullit të Kosovës i takonte pavarësia dhe nuk kishim çfarë të jepnim më shumë se ç’dhamë.
Mijëra protestues paqësorë që kërkonin vetëvendosje u përballën me dhunën e shfrenuar të policisë së UNMIK-ut. Mbi 232 plumba gome me afat të skaduar u hodhën mbi protestues nga të cilët u plagosën dhjetëra qytetarë, ku u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini dhe u plagosën rëndë Mustafë Nerjova, Zenel Zeneli e Hysni Hyseni.
Sot kujtojmë Monin e Arbenin, si dëshmorë të popullit për liri e vetëvendosje. Ata dhanë jetën për Kosovën dhe sakrifica e tyre për liri e pavarësi është udhërrëfyesi ynë më i qartë në përgjegjësitë që kemi karshi tyre dhe gjithë qytetarëve të Republikës sonë.
Lavdi jetës dhe veprës së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit.
Ne po ecnim drejt atë ditë, ne duhet e do të ecim drejt gjithmonë!/arbresh.info/
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
Forcat ukrainase shkatërruan një depo të dronëve rusë