Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë larguar billbordet ilegale në Zveçan.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se simboli vetëm i Serbisë brenda Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
“Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë. Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës. “, ka shkruar Sveçla duke bashkangjitur një video.
Ndër të tjera, ai tha se Kosova është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj.
“Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë.”, tha Sveçla.
Ministri Sveçla tha se këto billoborde e imazhe “të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë” nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...