Google ADS

Sveçla: Serbia nuk do ta cenojë shtetin tonë në asnjë cep të vendit

17:28 | 7 Gusht 2023
E.G

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas bastisjes në Mitrovicën e Veriut.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për më shumë se 20 viet veriu i Kosovës ka jetuar kryesisht në ilegalitet, shkruan Arbresh.info.

“Luftimi i krimit të organizuar në çdo cep të vendit është prioritet i yni. Për më shumë se 20 vite, veriu i shtetit tonë kryesisht ka jetuar në ilegalitet. Grupet dhe veprimtaritë kriminale kanë lulëzuar e paradoksalisht kanë qenë normaliteti. Ky realitet i mëparshëm po zbehet ditës-ditës. Qytetarët tanë pa dallim kërkojnë rend, ligj e siguri.”, ka shkruar Sveçla.

Sipas minitsrit Sveçla, “fakti i sotëm është dëshmi e trefishtë”.

“1. Është një dëshmi më shumë për sulmet ndaj zyrtarëve tanë policorë, pjesëtarëve të Kforit e Eulexit, gazetarëve dhe qytetarëve të zakonshëm. 2. Është dëshmi lidhur me kontigjentin e kriminelëve argatë të idesë fashiste të Vuçiçit: bota serbe. Bota serbe është gjithnjë e dizajnuar mbi krimin. 3. Eshte dëshmi e arsyes së vërtetë se përse Vuçiçi dhe argatët e tij kundërshtojnë faturimin dhe pagesën e energjisë së shpenzuar.”, tha ai.

Ndër të tjera, Sveçla shkruan se për dy vite radhazi në veri shteti është sfiduar nga “ekstremistë e kriminelë ordinerë”.

“Ata kanë patur dy motive: pasurimin e jashtëligjshëm dhe luftimin e shtetit të Kosovës. Adresa, shtysa dhe financimi gjithmonë mbetet në Beograd, ku Vuçiqi me bandat e kriminelët e tij ka tentuar dhe vijon të tentojë minimin dhe destabilizimin e shtetit tonë.”, shkruan tutje ai.

“Veriu po ecën drejt normalitetit. Serbia nuk do ta cenojë shtetin tonë në asnjë cep të vendit.”

Kujtojmë që Policia e Kosovës ka kryer një operacion në një banesë në lagjen Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut ku janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina antiminer S9, 13 ventilatorë, poça elektrikë që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llampë elektrike për laborator, municion 51 fishekë dhe 8 mjete shpërthyese të improvizuara./Arbresh.info

Lexo edhe:

Aksion në Mitrovicë të Veriut, Policia bastisë një banesë, konfiskon kartela grafike, 8 shok bomba dhe disa mjete tjera

 

Të ngjashme