Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi që në Prizren është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e monedhave të falsifikuara.
Sveçla tha se qarkullimi i monedhave të falsifikuara mbetet fakt tejet shqetësues.
“Dukuria e prodhimit dhe futjes në qarkullim të monedhave të falsifikuara vazhdon të mbetet fakt tejet shqetësues përveç që një akt i tillë është edhe vepër penale”, ka shkruar Sveçla.
Ai thotë se Policia e Kosovës dhe akterët tjerë të sigurisë janë të angazhuar maksimalisht në lokalizimin dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, shkruan arbresh.info
Sveçla ka kujtuar aksionin e suksesshëm gjatë ditës së sotme ku u kapën sasi të konsiderueshme monedhash të falsifikuara metalike.
“Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës sot ka zhvilluar me sukses operacionin që rezultoi me arrestimin e dy personave, sekuestrimin e parave të falsifikuara dhe sekuestrimin e pajisjeve që kanë shërbyer për prodhimin e tyre”.
“Do të vazhdojmë angazhimin dhe bashkëpunimin me akterët e sigurisë për reagim ndaj çdo veprimtarie që prekë dhe dëmton mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve tanë”, ka vijuar Sveçla në Facebook.
Ndryshe sot, në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar.
Pas kontrollit të automjeteve, në automjetin e parë janë gjetur 850 monedha në vlerë prej dy euro.
Totali i parave të sekuestruara është 1,704 euro monedha metalike (nga dy euro).
lexo edhe:
Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohet se shpërndanin para të falsifikuara
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...