Google ADS

Sveçla: Qëllimi i Serbisë dhe sulmi i grupit terrorist ishte që të aneksohet veriu i vendit

13:13 | 23 Dhjetor 2023
E.K

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, gjatë konferencës për media së bashku me kryeministrin Kurti, tha se çdo herë e më shumë gjatë zhvillimit të hetimeve po përforcohen konstatimet e sulmit në Banjskë, duke shtuar se qëllimi i Serbisë dhe sulmi i grupit terrorist ishte që të aneksohet veriu i vendit.

Po ashtu Sveçla tha se grupi terrorist është mbështetur, përkrahur urdhëruar dhe ka lidhje direkte me strukturat shtetërore të Serbisë.

“Grupi terrorist është ushtruar dhe përgatitur për sulm në poligonet e rregullta dhe të kontrolluara të ushtrisë së Serbisë dhe është furnizuar me armatim ushtarak nga depot e saj”, tha Sveçla./Arbresh.info

Të ngjashme