Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se qasja destruktive e Serbisë ndaj Kosovës ende nuk ka ndryshuar.
Sveçla, në fjalën e tij të rastit ku po diskutohet për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti, ka listuar disa nga aktivitetet të cilat ai i konsideron si suksese në veri të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Qasja e Serbisë karshi Kosovës nuk ka ndryshuar. Përgjatë këtyre dy vjetëve, jemi ballafaquar si dy shtete me Serbinë. Në kontekst të kësaj, kemi ndaluar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë. Kemi mundësuar regjistrimin me taksa RKS, ndërsa taksat e regjimit të Millosheviqit po dorëzohen e zëvendësohen”, u shpreh Sveçla.
“Institucioneve të sigurisë iu nevojitet përkrahje më e madhe. Por, unë mund të ju garantoj që krimi dhe korrupsioni do të vazhdojnë të luftohet në çdo cep”, tha ai./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...