Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, i ka reaguar deputetit të PDK-së, Rashit Qalaj, pasi ky i fundit ka akuzuar Qeverinë Kurti për ndërhyrje në organet e drejtësisë, në këtë rast në Policinë e Kosovës.
Qalaj pretendon se shkarkimi i drejtorit të Krimeve Ekonomike Musli Salihu, ka ardhur menjëherë pas deklaratës së ministrit Xhelal Sveçla.
Duke iu përgjigjur ish-drejtorit të PK-së, Sveçla ka thënë se duan të intimidojnë policët hetues që kryejnë punët e tyre.
“Mbase po duan të thonë se Departamenti i Hetimeve në Polici, e ato që janë për krimin e organizuar e korrupsionin duhet t’i raportojnë Qalaj ende? A çfarë është porosia e kësaj insinuate të thënë sot në Kuvend? Apo po duan të intimitojnë policët hetues që kryejnë punët e tyre? Padyshim që asnjë qëllim të mirë nuk e ka pasur sot ish Drejtori i policisë, deputeti i PDK-së Rashit Qalaj”, tha ai.
Sipas Sveçlës, takimi i përmendur ka qenë prezantim i të arriturave të Policisë në fushën e luftimit të krimit, në formatin e punëtorisë në objektin që është pronë e MPB-së, duke shtuar se pjesëmarrësit e atij takimi kanë qenë me autorizimin e eprorit të Policisë dhe kabinetit të ministrit.
“Policia e Kosovës është Agjenci Ekzekutive nën ombrellën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Është detyrë e imja që të kërkoj prezantim apo raport mbi të gjitha angazhimet që Policia e Kosovës i ka në mandat dhe të obliguara ligjërisht që t’i zbatoj. Kjo vlenë për të gjitha agjencitë që mbulon Ministria e Punëve të Brendshme”, shtoi ai.
Ministri theksoi se lufta jonë ndaj krimit do të vazhdojë, përkundër sulmeve e përpjekjeve për të minuar këtë proces.
“Ne nuk kemi rrugë tjetër përveç asaj të luftimit të krimit. Dhe ne do ta ndjekim atë rrugë pashmangshëm. Për këdo që ka dilema në këtë, më vjen keq për ta, është proces i pakthyeshëm dhe natyrisht për disa edhe i dhimbshëm”.
“Ne nuk kemi pranuar të shantazhohemi nga asnjë rrethanë, sot më shumë së kurrë as nuk shantazhohemi as nuk zmbrapsemi”, tha në fund Sveçla./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...