Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në konferencë me medie foli për faktet që evidentojnë përfshirjen e Serbisë në organizmin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Ministri Sveçla tha se ka dëshmi të faktuara për përfshirjen se shtetit serb në organizmin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, që kishte për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.
“Kemi dëshmi se këtë grup terrorist Serbia e ka organizuar me kapacitetin e vet. E tani kemi dëshmi që ky grup i organizuar është nën udhëheqjen presidentit serb Vuçiq e të Millosh Vuçeviqit, ndonëse presidenti i Serbisë është munduar ta mohojë ndërlidhjen e shtetit serb në këtë aksion terrorist, por faktet tregojnë ndryshe”, deklaroi, mes tjerash, ministri Sveçla, teksa shtoi se para disa ditësh kemi dëshmuar se armatimi është nga ushtria serbe.
Tutje, ministri Sveçla tha se presidenti i Serbisë është munduar ta kamuflojë të vërtetën, duke thënë se ai grup është një grup i serbëve të pakënaqur lokalë, por, shtoi ministri Sveçla, ka fakte ky është grup i organizuar ushtarak.
“Faktet e siguruar nga dronët e grupit terrorist të konfiskuara dëshmojnë se trajnimi e armatimi janë kryer afër Jagodinës e Kopaonikut. Shteti kriminal i Serbisë, nën Vuçiqin tani po dështon edhe me manipulimin se ata n janë përfshirë në aksion”, deklaroi ministri Sveçla.
Në këtë konferencë u publikuan fakte të reja, që ndërlidhen me zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Hoxha: Armët janë prodhime të reja të Serrbisë, nuk gjenden në tregun e zi
Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, theksoi se nga hetimet policore kemi ardhur në përfundim se grupi terrorist ka zhvilluar ushtrime të gjata në Kopaonik.
Hoxha ka shfaqur në konferencë për media foto të shumta të armëve të ndryshme që u konfiskuan në Banjskë të Zveçanit
“Nga hetimet policore kemi ardhur në përfundim se grupi terrorist ka zhvilluar ushtrime të gjata në Kopaonik dhe Paculanske Livade”, tha ai, njëherësh prezantoi pajisje ushtarake të gjetura.
Me ketë rast u prezantua edhe lloji i minave të përdorua me teledirigjim, në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, me ç’rast humbi jetën rreshteri policor Afrim Bunjaku
Hoxha tha se shumë nga armët e gjetura janë prodhim i ri i Serbisë dhe se nuk mund të gjenden në treg të zi./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...