Google ADS

Sveçla priti në takim Viehen: Kërcënimet e Serbisë vazhdojnë të përbëjnë problem serioz për Kosovën

18:37 | 12 Dhjetor 2023
E.H

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim Shefen e Operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

Sveçla dhe Viehe kanë biseduar mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veriun e Kosovës, përcjell Arbresh.info.

“Sulmet e njëpasnjëshme viteve të fundit ndaj institucioneve tona dhe zyrtarëve tanë në veriun e Kosovës si dhe sulmi terrorist i 24 shtatorit ishin çështjet e rëndësishme për të cilat biseduam me znj. Viehe, poashtu edhe për bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e mirë e të vazhdueshëm mes KFOR dhe Policisë së Kosovës. Me këtë rast, u dakorduam për bashkëpunim të mëtejmë të institucioneve tona dhe misionit të KFOR:, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, i pari i MPB-së thotë se kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë dhe ambiciet e saj territoriale për Kosovën vazhdojnë të përbëjnë problem serioz për Kosovën por edhe të rajonit.

“Kosova aspiron rrugën drejt integrimit në NATO dhe në këtë kuptim, do të vazhdojmë përpjekjet tona si partner serioz në garantimin e sigurisë në vend dhe në rajon”, tha Sveçla./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme