Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim dsrejtorin e NATO Advisory and Liaison Team (NALT) Gjeneralin Jörg Rüter, në prag të përfundimit të mandatit të tij në Kosovë si dhe pasardhësin e tij, Gjeneralin Joachim Hoppe, transmeton arbresh.info.
Në këtë takim Ministri falënderoi Gjeneralin Jörg Rüter për bashkëpunimin e shkëlqyer në avancimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë, si dhe i uroi suksese në karrierën e tij të mëtutjeshme duke e siguruar se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe më tutje me Gjeneralin Joachim Hoppe.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë si dhe rolin e NALT-it në mbështetje të institucioneve, me theks të veçantë tek ndërtimi i kapaciteteve në fushën e sigurisë, thuhet në njoftimin për media.
Në fund të takimit misitri Sveçla shprehu përkushtimin e tij maksimal që në koordinim dhe bashkëveprim me aleatët tanë, të ofrojë siguri për të gjithë vendin, qytetarët tanë dhe të shtyjnë përpara aspiratat e shtetit tonë në integrimin euro atlantik./arbresh.info/
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...