Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës Major Bashkim Spahiu, priti sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Atdhe Hetemi.
Me këtë rast, Ministri Sveçla i uroi z. Hetemi detyrën e Drejtorit të këtij Instituti të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.
Bashkëpunimi ndërinstitucional e veçanërisht mes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë kontribuon në evidentimin e të gjitha dëshmive të krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë dhe ndihmon në sjelljen e të gjithë kryesve para drejtësisë.
Ministri Sveçla e njoftoi Drejtorin Hetemi mbi angazhimin serioz dhe të suksesshëm të Policisë së Kosovës në sjelljen e të dyshuarve për krime lufte para drejtësisë dhe theksoi përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë mes dy institucioneve.
Hapja e Institutit dhe angazhimi i të gjithë akterëve në fuqizimin e tij do të ndihmojë në ruajtjen e kujtesës kolektive, në adresimin institucional të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë dhe në drejtësi për të gjitha viktimat që i mungojnë shoqërisë dhe vendit tonë. /Arbresh.info
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...