Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim mikpritës ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund.
Me këtë rast ministri Sveçla e njoftoi me prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë këtij takimi Sveçla, e njoftoi ambasadorin suedez me proceset në të cilat është duke kaluar Republika e Kosovës.
Sveçla ka vënë në dukje mbështetjen që ka dhënë Suedia në disa prej proceseve të rëndësishme që ka kaluar Kosova dhe kërkoi përkrahjen e më tejme për proceset integruese të vendit tonë.
Ndërsa Ambasadori Westerlund e falënderoi ministrin Sveçla për pritjen dhe shprehi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në mes Suedisë dhe Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...