Sveçla priti ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven, e njoftoi me prioritetet e Ministrisë

11:14 | 6 Nëntor 2024
E.H

Ministri i Punëve të Brendshme,  Xhelal Sveçla priti sot në takim njoftues ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Në këtë takim Sveçla e uroi ambasadoren Boven për detyrën e re duke e falënderuar kështu edhe për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Holanda për Republikën e Kosovës, përcjell Arbresh.info

Ai e njoftoj ambasadoren Boven për prioritetet tona në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe për rezultatet e punës së institucioneve tona në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cenon sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë.

Duke vlerësuar lartë raportet tona ndërshtetërore, Sveçla vlerësoi mbështetjen që ka ofruar Holanda për Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të projekteve të ndryshme dhe në kuadër të kësaj edhe ambasadorja Boven rikonfirmoj vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme