Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim zëvendësdrejtorin Menaxhues për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec si dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë Thomas Szunyog dhe ekipet e tyre.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla bëri të ditur se me Makoivec dhe Szunyog kanë biseduar për situatën e sigurisë në komunat veriore dhe shqetësimet për kërcënimet e Serbisë, përcjell Arbresh.info
“Biseduam për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme me qëllim të sundimit të rendit dhe ligjit, ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Diskutuam për situatën e sigurisë në komunat veriore dhe ngrita shqetësimin për kërcënimet e njëpasnjëshme publike të Serbisë dhe vazhdimit të trajnimit të grupacioneve atje, për realizimin e sulmeve të reja brenda Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla.
Mes tjerash, ministri i ka kërkuar Makovec heqjen e masave ndëshkuese që sipas tij padrejtësisht BE i ka vendosur Kosovës.
“Angazhimi ynë i përditshëm i bazuar në vlerat dhe praktikat më të mira evropiane është dëshmi e përcaktimit tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, familje brenda së cilës duhet të jetë patjetër Republika jonë”, shkoi Sveçla./Arbresh.info
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...