Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim komandantin ri të KFOR, Gjeneralmajor Özcan Ulutaş.
Sveçla përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se me komandantin Ulutas kanë biseduar për situatën e sigurisë në katër komunat veriore, pas sulmit të 24 shtatorit, shkruan Arbresh.info.
“Biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe për sigurinë në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, veçanërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë zyrtari policor Rreshter Afrim Bunjaku dhe dy zyrtarë të tjerë të plagosur”, tha Sveçla.
Mes tjerash, i pari i MPB-së ka falënderuar komandantin turk për mbështetjen dhe bashkëpunimin.
“E falënderova Komandantin Ulutaş për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të KFOR, për ngritjen e kapaciteteve të tyre si dhe për shtimin e patrullimeve të përbashkëta përgjatë brezit kufitar me Serbinë.”
“Të dyja palët ndajmë qëllime të përbashkëta të garantimit të sigurisë, paqes dhe stabilitetit për qytetarët tanë në vendin tonë andaj do të punojmë bashkërisht në realizimin e këtij qëllimi”, ka shkruar Sveçla./Arbresh.info
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...