Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ambasadorin jo rezident të Shtetit të Katarit në Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.
Ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin Al Dosari për mandatin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe prioritetet në sundimin e rendit dhe ligjit, administratës shtetërore efikase dhe shërbime për të gjithë qytetarët pa dallim, përcjell Arbresh.info.
Në takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë dhe përkushtimin e institucioneve tona për të garantuar siguri dhe stabilitet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër ambasadori Al Dosari shprehu mbështetjen e plotë të shtetit të Katarit në ngritjen dhe forcimin e institucioneve tona dhe gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave më të mira mes zyrtarëve tanë. Me theks të veçantë palët diskutuan edhe për potencialin dhe mundësitë e investimit në fushën e sigurisë në Republikën e Kosovës.
Ministri Sveçla dhe ambasadori Al Dosari u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë dhe konkret mes ministrive të shteteve tona.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?