Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje në lidhje me sulmin që ka ndodhur ditën e sotme në Veri të Kosovës.
Në një dalje për mediat ai theksoi se kanë zbuluar armatime të rënda dhe përgatije për qindra sulmues, duke shtuar se mund të cenohej integriteti i Kosovës.
“Grupe të armatosura sulmuan patrullën tonë dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku. Po ashtu kishim edhe një zyrtar të plagosur dhe një të lënduar. Shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të viktimës. Pas kësaj përgjigja e zyrtarëve të policisë ishte e menjëhershme dhe profesionale, ku për një kohë të shkurtër vendosën territorin nën kontroll.
Kishim edhe një tjetër zyrtar lehtë të lënduar, por të tjerët falë profesionalizmit ia dolën pa lëndime e pa viktima të tjera të kryejnë operacionin. Me këtë rast kemi 6 të arrestuar, 2 nga ata të plagosur, me uniformë ushtarake. Kemi të paktën 3 sulmues të vrarë. Me këtë rast policia ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme armatimi të rëndë, uniforma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada dhe lirshëm mund të themi se ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë.
Policia është në çdo cep të manastirit. Aty ka një numër pelegrinësh dhe do hetohet që mos të ketë të infiltruar nga sulmuesit”- tha ai./Euronews/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...