Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka zhvilluar disa operacione në veri të vendit.
Përmes një postimi në Twitter ai ka bërë të ditur se Policia ka parandaluar raste të kontrabandës dhe ka konfiskuar një automjet në kërkim ndërkombëtar.
“Dy ditët e fundit, në disa operacione në veri, Policia e Kosovës ka parandaluar rastet e kontrabandës dhe ka konfiskuar një automjet në kërkim ndërkombëtar. Angazhimi ynë mbetet i njëjtë: kushtetutshmëri dhe ligjshmëri në të gjithë vendin tonë, për një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Sveçla në Twitter
Më herët u konfirmua se një veturë e vjedhur në Gjermani është gjetur sot nga Policia e Kosovës në veri të vendit./Arbresh.info/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...