Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se sasia e armatimit që u zbulua nga Policia e Kosovës, janë pajisje për disa qindra sulmues.
Ai ka sqaruar se gjatë aksionit janë gjetur edhe harta që dëshmojnë se për sulmin ishte planifikuar me muaj të tërë.
“Kemi gjetur edhe dokumente të Milan Radojçiqit, kjo është lista e lista e armëve që i janë dhënë nga Serbia. Dokumentin origjinal e ka Forenzika, kjo dëshmon lidhjen e tij me këtë rast”.
“Sot i do t’i japim lamtumirën e fundit policit që u vra nga terroristët nën urdhrat e Beogradit. Persona e maskua nuk ishin civilë por persona të special. Falë profesionalizmit të Policisë, plani i tyre edhe Vuçiqit për ta de-përshakllzuar vendin ka dështuar”.
“Nga aksioni kanë mbetur 3 të vrarë, të gjithë me uniforma dhe pajisje dhe janë arrestuar dy të tjerë dhe katër persona që kanë pasur rol mbështetës. Një nga të arrestuarit ka qenë i plagosur, atij i është dhënë ndihma në terren”.
“Asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion. Gjashtë terroristë po trajtohen ne spitalin dhe e ftoj Serbinë që t’i paraqes ata menjëherë në Kosovë për tu gjykuar”./ep
KRU “Prishtina” njofton se edhe sot do të ketë intervenime n...
Posta e Kosovës lëshon në qarkullim emisionin e ri të pullav...
“Duhet ta harrojë rolin e sulmuesit të majtë dhe të shënojë ...
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...