Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës e cila gjatë javës që lëmë pas arrestoi tre persona për fajde, 10 persona të arrestuar për narkotikë dhe mbi 110 kilogramë substancë narkotike e konfiskuar.
“Përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm në luftimin e krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Mes tjerash, ministri theksoi se siguria e qytetarëve dhe e vendit mbetet qëllimi kryesor i qeverisë.
“Nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze. Siguria e qytetarëve tanë dhe e vendit tonë mbetet qëllim kryesor dhe në këtë drejtim, asnjëherë nuk do të mungojë mbështetja jonë si qeveri që ky qëllim të jetësohet për çdo dit”, shkroi Sveçla./Arbresh.info
Interes për vaksinën antigrip, Korça aplikon mbi 80% të doza...
Transformimi i sektorit energjetik/ Rama: E gjetëm me humbje...
Këtë vit Lakrat me çmim rekord të shitjes
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos
Yjet botërorë përjetojnë ferrin mbi tokë/ Ja VIP-at që zjarr...
Lajçak takohet me nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të...