Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e sotëm të një serbi në Graçanicë.
Sveçla ka thënë se ndaj këtij personi ka pasur një punë të gjatë hetimore, dhe se si ai në cilësinë e gardianit të burgut në Prishtinë dhe në atë të Lipjanit i ka torturuar e dhunuar në mënyrë çnjerëzore të burgosurit shqiptarë.
“Pjesëmarrësit në krimet makabre gjatë luftës në Kosovë duhet të mbahen përgjegjës. Në cilësinë e gardianit të burgut në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, gjatë asaj periudhe, në mënyrë sistematike, dyshohet se ka ushtruar torturë e dhunë çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë”, ka shkruar Sveçla në reagimin e tij në Facebook.
Ai tha se gjatë kontrolleve të zhvilluara dhe bastisjes në banesën e të dyshuarit ditën e sotme, janë gjetur dhe konfiskuar armë ilegale në posedim të personit.
“Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën e jashtëzakonshme të zhvilluar gjatë hetimeve si dhe për arrestimin. Sado që vitet kalojnë, keqtrajtimet dhe torturat e atyre viteve nuk mund të kalojnë pa u ndëshkuar. Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
lexo edhe:
Arrestohet një serb në Graçanicë i dyshuar për krime lufte në burgun e Lipjanit
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...