Google ADS

Sveçla për arrestimin e 20 personave nga policia: Të vendosur për të luftuar krimin e organizuar

20:00 | 5 Qershor 2021
A Z

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar 20 të dyshuar për kontrabandim me emigrantë.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar këta të dyshuar u arrestuan në kuadër të një operacioni që është kryer në Mitrovicë dhe Prizren.

Postimi i plotë:

Të vendosur si kurrë më parë për të luftuar të gjitha format e krimit të organizuar në vendin tonë!
Policia e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë realizuan aksionin e radhës me sukses dhe profesionalizëm të lartë. Operacioni “Emigranti” i zhvilluar sot në dy rajone (Mitrovicë e Prizren) rezultoi me arrestimin e 20 të dyshuarve për vepra penale ‘kontrabanda me emigrantë’. Policia sekuestroj një mori provash materiale dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Shteti ynë është i determinuar që të ndërpret të gjitha rrugët e krimit dhe rrjeteve kriminale, rajonale e ndërkombëtare, që cenojnë jetën dhe lirinë e qytetarëve tanë dhe të huaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme